GDPR dhe NIS2: cfare duhet te dijne institucionet akademike
Institucionet akademike ne Kosove dhe rajon po i pershtaten gjithnje e me shume kornizave europiane te sigurise dhe privatesise. Dy instrumentet me te rendesishme jane GDPR dhe NIS2.
GDPR (General Data Protection Regulation)
Rregullorja 2016/679 e Bashkimit Europian hyri ne fuqi ne Maj 2018. Ajo ka ndikim ne cdo organizate qe perpunon te dhena personale te qytetareve te BE-se, pa marre parasysh ku ndodhet.
Parimet kryesore
- Ligjshmeria dhe transparenca — baza ligjore per cdo perpunim
- Kufizimi i qellimit — mbledhen vetem te dhenat e nevojshme
- Minimizimi — sa me pak te dhena aq me mire
- Saktesia — te dhenat duhet te jene te sakta dhe te perditesuara
- Kufizimi i ruajtjes — nuk ruhen perjetesisht
- Integriteti dhe konfidencialiteti — siguri teknike dhe organizative
- Llogaridhenia — duhet te provohet respektimi
Gjoba mund te arrijne deri ne 20 milione euro ose 4% e xhiros vjetore globale, cilado qe eshte me e larte.
NIS2 (Network and Information Security Directive)
Direktiva (BE) 2022/2555 — quhet "NIS2" sepse zevendeson direktiven e pare NIS te vitit 2016. Afati per transpozim ne ligjet kombetare ishte 17 Tetor 2024.
Cka eshte e re ne NIS2?
- Me shume sektore — perfshin sherbimet publike, arsimin, etj.
- Raportim me i rrepte — incidentet duhet raportuar brenda 24 oresh
- Supply chain security — organizatat jane pergjegjese edhe per sigurine e furnizueseve
- Gjoba me te medha — deri ne 10 milione euro ose 2% e xhiros
- Pergjegjesi personale — menaxheret mund te mbahen pergjegjes individualisht
Cfare duhet te beje nje institucion akademik?
- Emerim i DPO (Data Protection Officer) nese perpunohen te dhena ne shkalle te madhe
- Mbajtje e regjistrit te aktiviteteve te perpunimit
- Kryerje e DPIA (Data Protection Impact Assessment) per perpunime me rrezik
- Njoftim i incidenteve brenda 72 oresh te zbulimit
- Kontrata me perpunuesit e jashtem (hosting, cloud, etj.)
- Vetedijesim i stafit
Ne Kosove, Ligji Nr. 06/L-082 per Mbrojtjen e te Dhenave Personale eshte i harmonizuar me GDPR dhe zbatohet nga Agjencia per Informim dhe Privatesi.
Komentet (0)
Nuk ka komente ende. Beni i pari qe ndani mendimin tuaj!
Lini nje koment