Teknologji

Phishing: si te njihni emailet e rreme ne 30 sekonda

A
Administrator
09 Pri, 2026 2 min lexim 124 shikime 0 komentet
Printo Mobile ~2 min
Dëgjo artikullin Kohëzgjatje e parashikuar: ~2 min · Zëri: sq-AL-default

Sipas raportit Verizon DBIR 2024, phishing perfshihet ne 36% te te gjitha incidenteve te sigurise. Sulmuesit po behen gjithnje e me te sofistikuar, por gjithsesi ka sinjale te qarta qe nje email eshte i rreme.

6 kontrolle te shpejta

1. Adresa e derguesit

Hedhni nje sy emrit pas @. microsoft-support@m1crosoft.com nuk eshte Microsoft. Shpesh atyre u mungojne shkronjat e duhura ose kane numra qe duken si shkronja.

2. URL-ja e linkut

Pa klikuar, kaloni miun mbi link. Adresa reale shfaqet ne poshte te browser-it. Nese thote "Amazon" por URL-ja eshte amaz0n-secure.net, eshte phishing.

3. Urgjenca artificiale

"Llogaria juaj do te mbyllet ne 24 ore!" — Sulmuesit perdorin friken per te ju bere te veproni pa menduar. Asnje sherbim legjitim nuk kerceon me mbylljen pa paralajmerim te meparshem.

4. Gabimet gjuhesore

Gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore jane sinjal i qarte. Kompanite e medha kane redaktore profesioniste — nese emaili eshte me gabime, ka shume gjasa te jete phishing.

5. Kerkesa per kredenciale

Asnje banke, sherbim email ose organizate serioze nuk kerkon fjalekalimin tuaj permes emailit. Nese emaili ju kerkon te "verifikoni" fjalekalimin, mos e beni.

6. Shtojca te papritura

File ZIP, .exe, .js ose .docm nga derguesa te panjohur — mos i hapni. Edhe file Office nga derguesa te njohur mund te kene makro te rrezikshme.

Cfare te beni nese klikoni gabimisht

  1. Mos vendosni kredenciale ne faqen qe eshte hapur
  2. Ndryshoni fjalekalimin e sherbimit nga nje pajisje tjeter
  3. Aktivizoni 2FA nese nuk e keni
  4. Lajmeroni ekipin IT ose administratorin e Kolegjit

Ne Kolegjin AAB, nese merrni nje email te dyshimte, percillni ate te edon.bublaku@universitetiaab.com per analize.

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Etiketat

A

Administrator

Autor në AAB Cyber News

Shiko profilin

Komentet (0)

Nuk ka komente ende. Bëni i pari që ndani mendimin tuaj!

Lini një koment